“E tepërt”, diskutohet largimi i flamurit të UÇK-së nga stadiumi në Tiranë (VIDEO) NULL NULL 09.06.2025 09:27 09.06.2025 09:27 Pak para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë më 7 qershor, nga stadiumi “Air Albania” u largua flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lidhur me këtë, historiani Azdren Shala tha se mendon se si veprim, ishte paksa i tepruar. “Shteti shqiptar i ka pasur dy zgjidhje, ose me e tepru me nacionalizëm, ose me u bë pak teatral. A e ke e tepërt, ishte, ka mundur të qëndrojë aty emblema e UÇK-së”, u shpreh ai në “Ora Shtatë”. Ndryshe, ai thotë se shqiptarët treguan se nuk janë agresorët. Nga ana tjetër, njohësi i sigurisë, Adnan Sogojeva tha se nuk ishte pamje e mirë largimi i flamurit të UÇK-së. “Organizimi i shtetit shqiptar, gjithçka ka qenë e mirë, por largimi i flamurit të UÇK-së dëmtoi imazhin e gjithë atij organizimi”, tha ai. Sakaq Xhevdet Zeka tha se shqiptarët duhet të jenë të bashkuar për idealet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Megjithëse sa i përket largimit të flamurit të UÇK-së, Zeka tha se UEFA nuk i lejon gjërat nacionaliste. Policia e Shtetit e largon flamurin e UÇK-së në stadiumin “Air Albania” (VIDEO)