Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E shoqëroi në altar personi që bartë zemrën e babait të saj

NULL NULL
13.08.2016 20:30

Për Jeni Stepien ceremonia e martesës së saj ishte moment që nuk do ta harroj kurrë.

Ajo është shoqëruar për në altar, jo nga babai i saj, mirëpo nga një person i cili kishte zemrën e babait të saj.

Në vitin 2006 babi i Jenit u plagos nga një hajdut. Doktorët nuk ishin në gjendje t’ia shpëtonin jetën Michaelit dhe të gjitha organet e tij, duke përfshire edhe zemrën, u dhuruan për personat me probleme mjekësore që kishin nevojë.

Arthur Thomas i cili vuante nga një sëmundje e zemrës ishte marrësi i zemrës së Michael, e që ishte në pritje për transplant për 16 vite.

Të dy familjet e Michael dhe Thomas, kishin mbajtur kontakte dhe kishin dërguar kartolina njëra tjetrës, mirëpo dasma e Jeni ishte hera e parë që u takuan.

Thomas realizoi ëndrrën e Jenit duke e shoqëruar për në altar gjatë një ceremonie mjaft prekëse në mesin e miqve dhe familjarëve.

lajme të ngjashme