E rrezikshme, banorët e Indisë ngecin në asfaltin e shkrirë (Video) NULL NULL 30.05.2016 16:57 30.05.2016 16:57 Temperaturat e larta kanë kapluar Indinë, madje nga diçka e tillë po pësojnë banorët. Në ditët me nxehtësi të tillë, edhe asfalti në disa rrugë të qyteteve m ë të populluara kanë filluar të shkrijnë. Pamjet e NDTV, në vazhdim tregojnë momentet teksa tentojnë të kryejnë lëvizje mbi asfaltet e qytetit Valsad dhe Gujarat, përcjellë Klan Kosova. Momentet më qesharake vijnë kur kalimtarëve u ngecin sandalet në rrugë teksa e kanë edhe të pamundur të qëndrojnë të zbathur nga nxehtësia e tepërt. Sipas raportimeve bëhet e ditur që temperaturat në Indi, janë regjistruar mbi 50gradë Celcius.