Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“E rrejti diasporën”, Softolli: Mërgata s’duhet me ia falë mashtrimet Kurtit (VIDEO)

NULL NULL
15.12.2025 13:41

Analisti Argjend Softolli, ka deklaruar se diaspora është gënjyer më së shumti nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Në emisionin “Kosova Today”, Softolli përmend një rast se kur Kurti “rrejti” mërgatën kosovare, transmeton Klankosova.tv.

Madje ai shton se diaspora nuk duhet t’ia falë asnjëherë këto mashtrime kryeministrit në ikje.

“Ka punuar gjithmonë kundër interesave të diasporës. Ai i ka keqpërdorur edhe votat e diasporës, e ka mashtru diasporën sa herë që ka shkuar atje. Nuk i ka dy muaj që Albin Kurti shkoi në diasporë dhe i rrejti. Iu tha ‘Fatmir Limajt i kam ofruar një zëvendësministër’ apo diçka, kur në akt i njëjti ka bërë marrëveshje me Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit, dhe nuk ia ka mbajt marrëveshjen. Ky është mashtrues tipik, dhe diaspora nuk duhet me ia falë mashtrimet dhe rrenat që ia ka bërë zotëri Kurti”, u shpreh Softolli.

lajme të ngjashme