E rrallë, gruaja në vdekje klinike lind foshnje NULL NULL 31.03.2019 10:30 31.03.2019 10:30 Një funeral është mbajtur për një grua 26 vjeçare që lindi një djalë të enjten, pavarësisht se kishte vdekje klinike që nga dhjetori. Catarina Sequeira u shpall e vdekur pas një sulmi akut të astmës në shtëpinë e saj. Foshnja, e quajtur Salvador, lindi kur ajo ishte pothuajse 32 javë shtatzënë dhe ishte ne kujdesin e një spitali neonatal. Ky është rasti i dytë i tillë në Portugali i një fëmije të lindur nga një nënë e cila ishte e vdekur. Ajo pësoi një sulm astme kur ishte shtatzënë 19 javë dhe u vendos në koma të qëllimshme. Megjithatë, gjendja e saj u keqësua dhe brenda disa ditësh ajo u shpall e vdekur më 26 dhjetor, thuhet në raportet mjekësore, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Për 56 ditë, ajo qëndroi e lidhur në makina që ia mundësonin frymëmarrjen për të lejuar që foshnja të mbijetonte në barkun e saj.