E rrallë: Gruaja lind foshnjën në aeroplan gjatë fluturimit (VIDEO) NULL NULL 06.05.2021 19:00 06.05.2021 19:00 Tre infermierë dhe një mjek u vlerësuan për një punë të kryer në një vend dhe rrethana të pazakonta – një lindjeje në aeroplan. Ka qenë Lavinia Mounga e cila kishte marrë rrugë nga Ohau për në Hawai, por që lindi gjatë fluturimi foshnjën e saj, transmeton KlanKosova.tv. “Thjesht mbresëlënëse dhe bukur që kishte tre infermiere të NICU në aeroplan dhe një mjek, të cilët ishin në gjendje të ndihmonin në lindje dhe të siguroheshin që bebja është mirë gjatë kohës së fluturimit dhe thjesht më ndihmuan të sigurohem që djali është mirë, sepse unë nuk kisha ide, nëse ata nuk do të ishin këtu, nuk mendoj se bebja do të ishte me mua. Kështu që unë jam shumë e bekuar”, është shprehur ajo. Nënës që lindi parakohe saktësisht në të 29-ën javë, duket se i buzëqeshi fati pasiqë një mjek qëlloi në të njëjtin aeroplan krejt rastësisht.