E rrallë: Dhëmbi i 13 vjeçarit po rritej në testikulin e tij (FOTO) NULL NULL 10.06.2019 11:03 10.06.2019 11:03 Një djalë adoleshent ka pasur një operacion të rrallë, pasi mjekët gjetën një dhëmb që po rritej brenda testikujve të tij. Mjekët u tronditën kur gjetën dhëmbin që ishte rritur në testikulin e djalit 13 vjeçar në vend të gojës së tij. Mjekët rusë fillimisht kishin frikë se ishte një tumor por u habitën kur skaneri tregoi tjetër gjë. Dhëmbi u hoq në spitalin e fëmijëve ne Moskë dhe mjekët thanë se operacioni i nxënësit ishte i suksesshëm. Operacioni u krye nga kirurgu Dmitry Tarusin, një urolog i fëmijëve.