E rëndë: Vdes e moshuara që u plagos mbrëmë në Podujevë NULL NULL 23.03.2026 08:31 23.03.2026 08:31 Ka vdekur e moshuara e cila u plagos mbrëmë nga vajza e kunatit në Majac të Podujevës. Kështu bëjnë të ditur burime pranë familjes së viktimës për Klan Kosova. Mbrëmjen e së dielës, A.Gashi dyshohet se privoi nga jeta një 45-vjeçar. Sipas informacioneve, e dyshuara dhe viktima ishin në një lidhje, ndërsa në momentin e rëndë, mes tyre ka ndërhyrë 73-vjeçarja, e cila pësoi plagë të rënda, të cilave nuk mundi të iu bënte ballë. E plagosur ka mbetur edhe e dyshuara. Vrasje dhe plagosje në Majac të Podujevës: Krejt çka dihet nga ngjarja e përgjakshme