Vrasje dhe plagosje në Majac të Podujevës: Krejt çka dihet nga ngjarja e përgjakshme NULL NULL 23.03.2026 07:12 23.03.2026 07:12 Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së dielës fshatin Majac të Podujevës, ku një person ka humbur jetën, ndërsa dy gra kanë mbetur të plagosura. Sipas informacioneve të Klankosova.tv, viktima është I.Brahimi, 45-vjeçar nga Obiliqi, ndërsa të plagosura kanë mbetur e dyshuara për kryerjen e aktit dhe gruaja e axhës së saj. Burimet bëjnë të ditur se mes viktimës dhe të dyshuarës dyshohet të ketë pasur raporte, dhe bazuar në këto burime, ajo dhe tani i ndjeri ishin duke u fjalosur në oborrin e shtëpisë derisa ka ndërhyrë gruaja e axhës e cila mbeti e plagosur, raporton Klankosova.tv. Të plagosurat janë dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku sipas drejtorit të Emergjencës, Naser Syla, gjendja e tyre është shumë e rëndë dhe jo stabile. Ai ka bërë të ditur se të dy pacientet kanë pësuar lëndime nga arma e zjarrit, janë intubuar dhe po trajtohen me frymëmarrje të asistuar. “Dy paciente gjinisë femërore, njëra e lindur më 1953, tjetra 31 vjeçare, janë sjellë nga autoambulanca e Podujevës, arsyeja lëndim me armë zjarri, gjendje shumë e rëndë dhe jo stabile, jonë kryer ekzaminimet e nevojshme në QE, të dy pacientet jonë të intubuara me frymëmarrje të asistuar, njëra është dërguar në sallë operative ku jonë duke punuar ekipet e Neurokirurgjisë dhe Anestezionit, gjendja e pacienteve shumë e rëndë”, u shpreh Syla për Klankosova.tv. Mësohet identiteti i personit të vrarë në Majac të Podujevës Detaje nga QKUK rreth gjendjes shëndetësore të të plagosurave në Majac