E rëndë, i riu nga Malisheva humb jetën në një lumë në Itali NULL NULL 01.06.2026 12:48 01.06.2026 12:48 Një ngjarje e rëndë është raportuar në Itali, ku një i ri nga Komuna e Malishevës ka humbur jetën tragjikisht. Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për Meridon Sefer Krasniqi nga fshati Damanek i Malishevës, i cili dyshohet se është mbytur derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të Italisë. Autoritetet përkatëse në Itali pritet të hetojnë rrethanat e sakta të ngjarjes. /Klankosova.tv