E rëndë për familjen: Ky është kosovari tjetër që vdiq tragjikisht në Austri NULL NULL 18.03.2026 00:47 18.03.2026 00:47 Katër familje shqiptare u tronditën të martën me vdekjen e katër të dashurve të tyre në një incident tragjik në një kantier ndërtimi në Vjenë, nga rrëzimi i skelave. Përveç Pajtim Bajramit, vdekjen e të cilit e konfirmoi familja, tash është bërë i ditur edhe identiteti i kosovarit tjetër që humbi jetën dje. Asllan Musliu vdiq tragjikisht dhe lajmin e hidhur e kanë konfirmuar për Klankosova.tv edhe të afërmit. I ndjeri ka prejardhjen nga Prizreni, ndërsa një pjesë e familjes ndodhet në Austri. /Klankosova.tv Tragjedia në Vjenë: Familjarët të tronditur, nisen për Austri (VIDEO)