E rëndë në Vlorë: Merr flakë vetura, gjendet i djegur një person NULL NULL 15.12.2025 15:34 15.12.2025 15:34 Një veturë është përfshirë nga flakët në Qafën e Llogarasë, ku brenda saj është gjetur trupi i një personi të djegur. Në vendngjarje kanë mbërritur fillimisht zjarrfikësit, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa automjeti është djegur plotësisht. Bëhet e ditur se si pasojë e djegies totale, targa e mjetit nuk ka qenë e identifikueshme. Pak minuta më vonë në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /TCh