E rëndë: Ky është 34-vjeçari që vdiq tragjikisht në Rahovec, la pas vetes tre fëmijë dhe gruan shtatzënë NULL NULL 02.02.2026 09:56 02.02.2026 09:56 Foto: 34-vjeçari Nevruz Krasniqi Një ngjarje e trishtë ka ndodhur dje në Rahovec, ku një person ka humbur jetën aksidentalisht derisa ishte duke prerë një lis. Viktima është 34-vjeçari Nevruz Krasniqi nga fshati Dejnë, raporton Klankosova.tv. I ndjeri ishte prind i tre fëmijëve dhe la pas vetes edhe gruan shtatzënë. Për rastin ka raportuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ku njoftoi se viktima është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës. “Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. Nga fshati kanë bërë të ditur se për kohën e ceremonisë së varrimit familjarët do të njoftojnë me kohë. /Klankosova.tv U lëndua duke prerë lisin, vdes një burrë në Rahovec