Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E rëndë: Këto janë viktimat e aksidentit tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”

NULL NULL
12.12.2025 18:48

Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, kjo e fundit e njohur në mediat e Shqipërisë si eksperte e ekonomisë, janë dy viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në këtë aksident ishin të përfshira një veturë dhe një kamion, ku si pasojë vdekjen e gjetën dy gra, derisa shoferi i kamionit ka pësuar lëndime dhe po trajtohet në QKUK, transmeton Klankosova.tv.

Rastin tragjik për Klankosova.tv e kanë konfirmuar edhe organet e rendit.

“Sot, rreth orës 07:40, në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, në kilometrin e 26-të, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues-kamion, me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja”, thuhej në përgjigjen e Baki Kelanit, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

E dhimbshme: Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në “Ibrahim Rugova”

Aksidenti fatal në “Ibrahim Rugova”, njëri i lënduar rëndë transferohet në QKUK

Detaje nga aksidenti në “Ibrahim Rugova”: Viktima ngiste veturë me targa të huaja (VIDEO)

lajme të ngjashme