E dhimbshme: Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në “Ibrahim Rugova” NULL NULL 12.12.2025 11:24 12.12.2025 11:24 Gruaja e lënduar rëndë nga aksidenti me fatalitet sot në Autostradën “Ibrahim Rugova” nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën rrugës për në QKUK. Fillimisht, viktima ishte dërguar në spitalin e Prizrenit, por për shkak të gjendjes së rëndë, është vendosur të transferohet në Prishtinë. Fatkeqësisht në Klinikën Emergjente, e njëjta është dërguar pa shenja jete. Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla. “Është sjellë nga spitali i Prizrenit në Qendren Emergjente pa shenja jete”, është shprehur ai. Edhe Shefajet Berisha nga Spitali i Prizrenit bëri të ditur për Klankosova.tv se gjendja e tashmë të ndjerës ka qenë e rëndë./Klankosova.tv Aksidenti fatal në “Ibrahim Rugova”, njëri i lënduar rëndë transferohet në QKUK Largohet vetura me targa të Shqipërisë nga vendi i aksidentit fatal në hyrje të Prizrenit