E rëndë: Digjet një banesë në Korçë, e moshuara që jetonte e vetme vdes nga asfiksia NULL NULL 15.01.2026 10:16 15.01.2026 10:16 Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në qytetin e Korçës. Një banesë në lagjen numër 13 ka marrë flakë dhe si pasojë e tymit, një 70-vjeçare ka ndërruar jetë. E moshuara jetonte e vetme. Zjarrfikësit dhe policia ndodhen në vendngjarje. “Më datë 15.01.2026, rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases Fluturie Potka, rreth 73 vjeçe, e cila si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë. Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe për të bërë dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia, shkruan Tv Klan, transmeton Klankosova.tv.