E quajti xhenaze Isa Mustafën, Bekë Berisha thotë se deklarata e tij u shtrembërua NULL NULL 24.01.2019 10:49 24.01.2019 10:49 Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka folur për herë të parë në lidhje me deklaratat e tij të drejtuara ditë më parë në adresë të kreut të LDK-së, Isa Mustafa. Berisha në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova tha sot se kur iu ishte drejtuar Mustafës me fjalën ‘xhenaze vertikale’ nuk e kishte asgjë personale me të, por se i ka bërë me dije së politikisht është i pafuqishëm. ”Ajo ka qenë deklaratë publike, por ka pasur tendenca të shtrembërohet ajo që e kam thënë. Nuk pata ndonjë qëllim personal, apo ndaj shëndetit të tij, apo ndaj familjes së tij”. ”Më vjen keq që ai ka qenë pa qejf disa ditë, por i uroj të jetojë edhe 100 vjet, nuk kam ndonjë qëllim personal ndaj tij”. ”Tendencat e LDK-së me e aktualizu këtë lloj viktimizim të vet, për të marrë ndonjë votë dikush aty, janë në gjendje të krijojnë situata të rrezikshme dhe janë në gjendje gjaqet me i bë për të fituar ndonjë votë. Janë shumë të papërgjegjshëm, nuk kam shumë komunikim me ta sepse nuk u besoj”. ”Kjo deklaratë iu ka pëlqyer atyre që kanë dëshirë më ua zënë vendin. Nuk kam asgjë personale me Isa Mustafën, e aq më pak tek shëndeti, sepse jam familjar po ashtu, por politikisht e kam thënë është se i pafuqishëm”, është shprehur Bekë Berisha, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku: VV po flet vetëm për numra, harron numrat që ndiejnë qytetarët në fund të faturës së energjisë elektrike 10/04/2025