Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“E pashë gruan e gjakosur”, dëshmitari tregon momentet e tmerrit nga therja me thikë në Prizren

NULL NULL
17.10.2025 13:40

Një dëshmitar i rastit të rëndë që ndodhi në Prizren, ku një burrë sulmoi me thikë bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, ka treguar për momentet e tmerrit që ka përjetuar.

Dëshmitari, i cili ka një punëtori pranë vendngjarjes, ka thënë se ka dëgjuar zhurmat dhe piskamat e viktimave dhe është nxituar jashtë.

Ai ka parë gruan e gjakosur duke bërtitur për ndihmë, tha Afrim Hasani për Klan Kosova.

“I kam dëgju piskamat dhe zhurmat, kam dal jashtë punëtorisë dhe i pashë banorët në dritare, nëpër ballkone.  Në ato momente e pashë gruan e gjakosur duke bërtitur ndihmë. Më pas, jemi ngjitur brenda dhe ka ardhur policia, i kemi thirrë, e ka pas fëmijën një kat më lartë, ajo kishë qenë e therur në korridor, duke bërtituar, herë nëna, herë kjo çika”, ka rrëfyer dëshmitari.

 

lajme të ngjashme