E pandalshmja Distria Krasniqi, arrin edhe finalen NULL NULL 07.03.2025 14:36 07.03.2025 14:36 Xhudistja kosovare ka siguruar një vend në finalen e Upper Austria Grand Prix 2025, që po zhvillohet në Linz, Austri. Kampionja olimpike triumfoi në gjysmëfinale ndaj xhudistes hungareze Reka Pupp, duke e mposhtur me Waza-ari, njofton Klankosova.tv. Në finale, Distria do të përballet me japonezen Iroha Oi, në një duel të rëndësishëm për medaljen e artë.