E moshuara nga Fieri e famshme për byrekun që bën NULL NULL 27.11.2015 00:18 27.11.2015 00:18 “World Food Programe” është një fondacion vullnetar i cili ndihmon familjet e varfra nga e gjithë bota, duke u siguruar para për të blerë ushqime të nevojshme dhe për të përgatitur me to gatime tradicionale. Fondacioni ka një faqe online përmes së cilës tregon personazhe nga vende të ndryshme të botës, të cilët japin recetën e tyre për një nga gatimet tradicionale të vendit ku jetojnë. ËTP shkon në shtete të caktuara dhe me ndihmën e organeve zyrtare shkon në zonat më të varfra për të gjetur familjet më në nevojë. Ky fondacion kishte zyrën e tij në Shqipëri, por në vitin 2006 e mbylli përfundimisht atë. Pas përmbytjeve që ndodhën këtë vit në Shqipëri, ata vendosën që ta nisin edhe një herë këtë kapitull aty, pasi shqyrtuan dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në ug ne muajin shkurt. Ata kanë kërkuar nga qeveria shqiptare bashkëpunim pët të ndihmuar familjet më të varfra dhe më të rrezikuara, për të rindërtuar jetën e tyre pas përmbytjeve. ËFP do të përdorë një platformë inovative bazuar në informacionet për menaxhimin programeve të asistencës. Kjo teknologji lejon monitorimin dhe shpërndarjen e ushqimeve, të parave dhe përfitimeve të tjera në kohë reale. Personazhi i përzgjedhur për nisjen e këtij rrugëtimi ka qenë zonja Salta nga fshati Darzez e qytetit të Fierit. Ajo është 73 vjeçe dhe është nënë e nëntë fëmijëve. Jeton me bashkëshortin e saj dhe dy djemtë e tyre, por në kushte mjaft të vështira. Familja e saj gjatë përmbytjeve humbi të gjitha gjedhët që kishte dhe të gjithë prodhimet bujqësore. Në faqen zyrtare të ËTP është publikuar historia e zonjës Salta dhe gjithashtu pas vizitës në shtëpinë e saj, ku zonja ka përgatitur byrekun tradicional me gjizë, receta është postuar edhe në faqen online. Po ashtu përmes fotove tregohen edhe hapat që Salta ka ndjekur, duke filluar nga blerja e produkteve të nevojshme e deri në përfundimin e përgatitjes së byrekut. /panorama.com.al