“E mbylli fëmijën në klasë, kishte qëllim të mirë…”, flet drejtori i shkollës “Ilaz Thaçi” (VIDEO) NULL NULL 21.11.2025 19:47 21.11.2025 19:47 Një nxënës i klasës së gjashtë në shkollën fillore “Ilaz Thaçi” në Elez Han ka qëndruar i vetëm në kabinetin e biologjisë. Kjo ka ngritur shqetësime te prindërit e tij dhe shokët e klasës. Djali, i cili ka shenja të autizmit, i ka pohuar nënës se ishte i izoluar në kabinet, ndërsa disa bashkëmoshatarë raportuan se mësuesi Selman Curri e kishte “mbyllur” aty, raporton Kiks Kosova. Curri ndërkaq ka deklaruar për prindërit se veprimi ishte me qëllim të mirë, për të ndihmuar fëmijën, jo siç është pretenduar nga nxënësit. Derisa drejtori i shkollës, Akif Shkreta, ka përjashtuar idenë e keqtrajtimit. Kjo situatë konsiderohet si rast i mbyllur në këtë institucion arsimor pasi nuk është e vërtetë, sipas drejtorit Akif Shkreta. Ai thotë se nxënësit mund ta kenë keqkuptuar komplet qëllimin e arsimtarit të biologjisë. Se nxënësi R.K, nuk ka qenë në klasë më shokët e tij në orën e biologjisë, por i vetëm në kabinet, arsimtari Selman Curri ia ka pohuar edhe pedagogut të shkollës, Irfan Qajani. Shokët e klasës së R.K, alarmuan rastin në shkollë, pasi sipas tyre ishte jo normale trajtimi që mësuesi pati ndaj 12 vjeçarit, i cili siç ka pohuar edhe nëna e tij, ka shenja të autizmit. Më poshtë, ndiqni kronikën e plotë: