E mbijetuara rrëfen tmerrin e 15 prillit të ’98-ës në Lagjen e Boshnjakëve (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 15.04.2023 20:15 nga Qendresa Sinani 15.04.2023 20:15 15 prilli i 1998-ës ishte dita kur Melihate Sahiti atë kohë 14 vjeçare, e pa për herë të fundit babanë e saj, Osman Sahitin. Ky i fundit, atë ditë, bashkë me 21 burra të tjerë u maltretuan dhe u torturuan brenda një shtëpie në Lagjen e Boshnjakëve të Mitrovicës, raporton Klan Kosova. Pak më vonë, objektit që tashti është shndërruar në muze, i doli flaka, por ende askush nuk e di nëse brenda saj kishte njerëz. Megjithëkëtë, familja Sahiti ishte më me fat se të tjerat meqë eshtrat e babait u gjetën jo fort larg vendbanimit të tyre pas 15 vitesh. Kjo ua lehtësoi sado pak dhimbjen familjarëve. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS