E martë e vranët, priten reshje shiu NULL NULL 24.03.2026 06:50 24.03.2026 06:50 Foto ilustruese: Mot me vranësira Dita e martë pritet të karakterizohet me mot të vranët, ndërsa vende-vende mund të ketë edhe reshje shiu. Bazuar në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të luhaten nga 0 në 3°C, ndërsa ato maksimalet nga 11 deri në 14°C, transmeton Klankosova.tv. Ndërkohë, era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.