Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“E mallkuara vdekje të mposhti”

NULL NULL
06.02.2017 10:32

Elona, vajza e Dritëroit nuk e ka përmbajtur veten nga dhimbja e të atit duke shprehur kështu dhimbjen nëpërmjet vargjeve të vetë poetit duke thënë se e mallkuara vdekje e mposhti,

Postimi i Elonës

“Ati im Dritëro,

Ke shkruar aq shumë poezi për vdekjen , duke dashur të sfidoje ankthin prej saj. E mallkuara të mposhti; të mposhti fizikisht e përkohësisht.

Dritëroi po fle, dhe në ëndrrat e gjithkujt do shfaqet përherë si bardi Dritëro që kurrë vdekje nuk ka .

Ati im , nuk më ndodhesh pranë fizikisht , unë nuk të ledhatoj dot flokët e bardha e të bukura tanimë, unë nuk këmbej dot mendime dhe ide të mençura , por unë të lexoj, të ndjej,të kam të gjallë.

Më thoje dikur që “e di ti si thotë një i ditur?:Sa më larg distancohesh nga ndërtesat e larta , aq më të larta duken .”

Dhe ti Ati im je si ai monument i lartë që përherë do na shëmbëllesh edhe më i lartë.

Nuk është e lehtë për mua , vajzën, që përballë dashurisë së pakufi e pa kushte për Atin ,të pranojë ligjet e natyrës e faktin që jeta është proces .

“Mos vdis në dhomën e heshtur i shtrirë ,

Është turp kaq shpejt të rrish e të vdesësh

Ne ëndërronim një vdekje pak më të mirê

Duke vdekur fytyrat tona t’i shihnim ne pikën e vesës.”. gjëmon zëri i poetit , në “Ëndêrr e prerë”.

Ati im i shenjtë Dritëro lamtumirë”, ka shkruar Elona Agolli në rrjetin social./albeu

lajme të ngjashme