E kuqe dhe jeshile klasike, nuancat magjike të tryezës së Vitit të Ri! NULL NULL 28.12.2019 10:38 28.12.2019 10:38 Dekorimi i tryezës për festat e fundvitit është një nga gjërat kryesore për çdo amvisë. Detajet janë ato që bëjnë që gjithçka të mbetet në memorien e gjithsecilit prej nesh. Disa njerëz preferojnë që në tryezën e tyre të kenë sa më shumë ngjyra dhe ushqimet tradicionale që bëhen në këto raste festash. Sigurisht, kur bëhet fjalë për tryezat e Krishtëlindjes, nuk janë vetëm pjatat, mbajtësit e qirinjve dhe argjendtë që duhet të shkëlqejnë, por edhe atmosfera.