Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E konfirmuar: Mesfushori Valon Berisha mungon në duelin kundër Suedisë

NULL NULL
27.03.2021 12:04

Mesfushori defanziv i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, do të mungojë në duelin e nesërm përballë Suedisë, pasi ka pësuar një lëndim.

Lajmin e ka konfirmuar Federata e Futbollit e Kosovës, me anë të një njoftimi për media, përcjell Klan Kosova.

“Mesfushori Valon Berisha pas një lëndimi do të mungojë në ndeshjen e nesërme kundër Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”. Ndërkohë, stafi mjekësor i Kombëtares është duke e bërë të pamundurën që Valon Berisha të riaftësohet me kohë për ndeshjen kundër Spanjës më 31 mars”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kosovë – Suedi, zhvillohet të dielën nga ora 20:45, dhe është takim i vlefshëm për kualifikime të Kampionatit Botëror “Katar” 2022.

lajme të ngjashme