E konfirmuar: Harmon nënshkruan me KF Laçi NULL NULL 02.09.2020 12:06 02.09.2020 12:06 Futbollisti nga Liberia, Van Dave Harmon, është bërë lojtar i ri i skuadrës shqiptare, KF Laçi. Lajmi është konfirmuar për klankosova.tv. nga menaxheri i futbollistit, Tahir Lushtaku. “Kemi arritur marrëveshje që futbollisti liberian të transferohet drejt Shqipërisë, ku me kryetarin e Laçit, Pashk Vaska, tashmë është nënshkruar edhe kontrata”, ka thënë ai. 24 vjeçari, me skuadrën e re ka nënshkruar kontratë trevjeçare, ndërsa do të udhëtojë drejt Shqipërisë pas disa ditëve deri në kompletimin e gjitha dokumentacioneve të nevojshme. Harmon, së fundi ishte pjesë e Superligës së Kosovës në futboll, ku është paraqitur te skuadra e Feronikelit, ndërsa më parë barti edhe fanellën e Drenicës.