E konfirmon Vitia, të premten vijnë edhe 100 mijë vaksina kundër COVID-19 NULL NULL 26.05.2021 11:36 26.05.2021 11:36 Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në takim me kryetarët e komunave ka diskutuar edhe rreth procesit të vaksinimit dhe masave të reja. Ministri Vitia tha se aktualisht tema kryesore është procesi i vaksinimit dhe pritet që të premten të vijnë edhe 100 mijë vaksina të reja ku do të nis procesi i vaksinimit në masë të qytetarëve. “Poashtu tani kemi lehtësuar edhe procedurat për aplikim për vaksionim në platformën e-kosova por edhe komunat kanë ndihmuar në regjistrimin e të moshuarve për procesin e vaksinimit” tha Vitia. Pas diskutimeve të kryetarëve të komunave, ata u informua se sipas analizës epidemiologjike të muajit te kaluar, rezultatet janë premtuese por respektimi i masave nuk ka alternativë përkundër uljes së rasteve. Tek lirimi i masave, pas konsultimeve me kryetarët e komunave, brenda kësaj jave do të vlerësohet situata dhe pritet të hiqet ora policore dhe nga mesi i qershorit do të lehtësohen edhe masat lidhur me ahengjet. Pritet që lokalet të lejohen të punojnë deri në ora 00:00 pas mesnate ndërsa organizimi i dasmave pritet të lejohet nga 15 qershori.