“E ke tritol” – Kurthi i agjentëve për shitësit e drogës në Tiranë, u hoqën si blerës NULL NULL 25.01.2024 22:02 25.01.2024 22:02 Euronews Albania ka siguruar dosjen e disa prej të arrestuarve në kuadër të megaoperacionit anti-drogë, të titulluar “Tempulli”. Ajo që bie në sy është metoda e përdorur nga Policia e Shtetit, ku për goditjen e grupeve të shpërndarjes së lëndëve narkotike, janë përdorur agjentë të infiltruar. Agjentët e policisë kanë kontaktuar me shpërndarësit e drogës duke u paraqitur me emra të rremë dhe duke bërë blerje të stimuluara të lëndëve narkotike.