E harrojnë në kafaz të tharjes, ngordh qeni NULL NULL 02.06.2015 20:59 02.06.2015 20:59 Qeni 2 vjeçar i racës retriver ka ngordhur si pasojë e harresës në kafazin e tharjes në një dyqan për përkujdesje kafshësh në Chesterfield të Britanisë së Madhe. Qeni i quajtur Colby u harrua nga kudjestarja e tij në këtë qendër në një kafaz i cili shërben për tharjen e qenve, ajo e kishte lënë atë duke u përpjekur që të arrijë në kohë në një ceremoni diplomimi, transmeton Klan Kosova. E pronarja e këtij qeni, Allison Marks, mbeti e shokuar kur dëgjoi se qeni i saj edhe pas dërgesës në qendrën spitalore për ndihmë veterinare kishte temperaturën e trupit 105 gradë. https://www.youtube.com/watch?v=HRrsfXau-6k Pas ngordhjes së qenit të saj ajo tha për median ËESH Orlando se e premtja është dita më e keqe që e ka përjetuar që prej vdekjes së të shoqit. E kompania që merret me përkujdesje për kafshët shtëpiake i ka dërguar kësaj pronareje një telegram ngushëllimi dhe kërkimfaljeje për këtë papërgjegjshmëri. / klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Ekspertët thonë se gratë duhet të flasin me burrin për atë që ndodh në dhomën e gjumit 26/06/2025