Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E godet vajzën e tij dyvjeçare, arrestohet mitrovicasi

NULL NULL
26.05.2024 08:40
Arrestim, foto ilustruese
Arrestim, foto ilustruese

Është arrestuar një burrë në Mitrovicë të Veriut, i cili dyshohet se ka goditur me shuplakë vajzën e tij dyvjeçare.

Ndërkaq, gruaja e të dyshuarit, bashkë me motrën e saj kanë tentuar ta ndalojnë, por që ai ka vazhduar duke goditur edhe njërën nga gratë, njofton Klankosova.tv.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, ka goditur me dorë  vajzën e tij të moshës 2 vjeçare. Bashkëshortja dhe motra e saj kanë tentuar që ta ndalojnë, por i dyshuari ka vazhduar duke goditur edhe viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.

 

lajme të ngjashme