E fejuara e Lil Xan pëson abort (VIDEO) NULL NULL 07.04.2019 09:30 07.04.2019 09:30 E fejuara e Lil Xan, Annie Smith, ka njoftuar se ajo ka pësuar një abort, transmeton Klan Kosova. Reperi 22 vjeçar dhe partnerja e tij prisnin fëmijën e parë së bashku dhe bënë disa postime të ëmbla në rrjete sociale, rreth emocionit të tyre për shtatzëninë, transmeton Klan Kosova. Mirëpo, Annie tani ka folur për dhimbjen që po përjeton tani. “Këto janë realizuar ditën e parë që u takuam dhe në muajt që njihnim njëri-tjetrin. Në momentin që të takova e dija se ishe i veçantë. Unë rashë në dashuri me ty dhe të dua çdo ditë e më shumë”, shkroi Annie. “Nuk e dija se ishte e mundur të ndihesha kështu për një njeri tjetër. Fillimi i një familjeje me ty ka qenë bekimi më magjik dhe më i bukur që Perëndia më ka dhënë. Sot ndjej një lëndim që kurrë nuk e dija se ekzistonte. Një dhimbje që vjen nga shpirti im. Për engjëllin tim të bukur. Mami të do shumë. Ti më ke bërë gruan më të lumtur në botë dhe ke qenë dhurata më e veçantë që më është dhënë. Do të doja më shumë se gjithçka të të takoja, të të mbaja dhe të të dua. Të mësoja shumë gjëra të bukura në jetë dhe të ta tregoja botën. Të duam engjëll i vogël, gjithmonë”. https://www.instagram.com/p/Bv7l8h3gYPj/?utm_source=ig_embed