E dyshuara për koronavirus në QKUK ka ardhur nga Italia NULL NULL 24.02.2020 14:06 24.02.2020 14:06 Në Klinikën Infektive në QKUK është shtrirë një grua për të cilën dyshohet se është me koronavirus. Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj Berisha, ka thënë se pacientja është kthyer në Kosovë nga Italia ku ishte për një vizite disa ditore, njofton Klan Kosova. “Për momentin në Infektive kemi një rast qe është hospitalizuar pas mesnate. Është një paciente e cila ka qenë në udhëtim në Itali”. “Meqenëse ka ethe dhe kollitje të lehtë ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe ne për çështje të sigurisë e kemi izoluar pacienten. Tani po presim rezultatet”. “Gjendja e saj është shumë e mirë prej momentit të hospitalizimit, nuk ka pasur temperature. Është me terapi simpomatike. Në momentin që rezultati del negativ, pacientja do lëshohet në shtëpi”. Rezultatet e për këtë rast pritet të publikohen sot në ora 14:30. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024