E djathta ekstreme gjermane planifikon “deportime masive”, Scholz dënon veprimin NULL NULL 11.01.2024 18:40 11.01.2024 18:40 AfD Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka dënuar një takim të dyshuar të së djathtës ekstreme, në të cilën u diskutuan planet për të dëbuar miliona njerëz. Mediat gjermane thanë se politikanët nga e djathta ekstreme AfD dhe neo-nazistët u takuan në një vilë pranë një liqeni jashtë Berlinit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Në këtë takim dyshohet se u diskutua deportimi i njerëzve me prejardhje etnike jo-gjermane. Scholz tha se askush nuk duhet të diskriminohet për shkak të origjinës së tyre në Gjermani. Organi hetimor “Correctiv” raportoi se nëntorin e kaluar rreth 20 persona morën pjesë në takimin sekret pranë Potsdamit, jashtë Berlinit.