E dhimbshme: Ky është 19-vjeçari nga Rahoveci që vdiq tragjikisht në një aksident në Austri NULL NULL 11.04.2026 22:42 11.04.2026 22:42 Bylbyl Mazreku - viktima e aksidentit në Austri Një i ri 19-vjeçar me prejardhje nga Kosova ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në rrugën “Eferdinger” në Alkoven. Viktima është identifikuar si Bylbyl Mazreku, nga Retia e Rahovecit, transmeton Klankosova.tv. Sipas mediave lokale, aksidenti ka ndodhur pas një përplasjeje me një kamion, e cila ka qenë e rëndë. Si pasojë, drejtuesi i automjetit ka mbetur i bllokuar brenda dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur edhe fshati Retijë, ku përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se detajet për ceremoninë e varrimit do të bëhen publike me kohë./Klankosova.tv Tragjike: Vdes 19-vjeçari kosovar në një aksident fatal në Austri Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri