Tragjike: Vdes 19-vjeçari kosovar në një aksident fatal në Austri NULL NULL 11.04.2026 12:55 11.04.2026 12:55 Një 19-vjeçar me prejardhje nga Kosova ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit sot në rrugën Eferdinger, në Alkoven të Austrisë. Sipas mediave lokale, ai ishte përplasur me një kamion, ndërsa bëhet e ditur se përplasja ishte aq e madhe sa që shoferi mbeti brenda në veturë dhe është nevojitur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë atë, transmeton Klankosova.tv. Vdekja e tij është konstatuar nga mjekët në vendin e ngjarjes, ndërsa janë lajmëruar edhe familjarët e tij për rastin e rëndë. Si erdhi deri te ky aksident? Media austriake “orf” njoftoi se i riu nga Kosova, që jetonte në Eferding, ishte duke rrugët për në punë pak pas orës 7:00 mëngjesin e së shtunës. Për arsye ende të panjohura, ai ka dalë në shiritin e kundërt të rrugës, siç kanë thënë shoferët tjerë. Kamioni me të cilin u ndesh i riu nga Kosova po drejtohej nga një 63-vjeçar. Makinat u ndeshën përballë me njëra-tjetrën dhe u rrokullisën, transmeton Klankosova.tv. Goditja ishte aq e madhe sa shoferi i ri mbeti i ngujuar në makinën e shkatërruar dhe pësoi lëndime të rënda. Një mjek rastisi aty pranë dhe menjëherë ofroi ndihmën e parë. Më pas erdhën edhe zjarrfikësit e Brigadës Polsing dhe Alkoven. Ata e nxorën kosovarin e lënduar rëndë nga rrënojat. Megjithatë, ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe vdiq në vend të ngjarjes. Një kushëri i viktimës nga aksidenti fatal arriti me shpejtësi në vend të ngjarjes, i cili edhe e informoi babanë e 19-vjeçarit për rastin tragjik. Anëtarët e familjes pranuan kujdes psikologjik. Shoferi i kamionit përjetoi tronditje. /Klankosova.tv