Dyshohet se u grabit një barnatore në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës NULL NULL 21.02.2024 17:21 21.02.2024 17:21 Foto: Ilustruese Një barnatore në Ulpianë dyshohet se sot është grabitur nga persona të panjohur. Burime për Klankosova.tv bëjnë me dije se nga aty janë vjedhur një shumë e parave, barna dhe pajisje mjekësore. Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe janë duke u marrë me rastin në fjalë. Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare. /Klankosova.tv .