Dyshohet se një person ka vdekur pas një aksidenti në Bresje të Fushë Kosovës NULL NULL 22.02.2026 21:32 22.02.2026 21:32 Në një aksident që ndodhi para pak minutave në Bresje të Fushë Kosovës, një person dyshohet se ka mbetur i vdekur. Aksidenti ka ndodhur tek semaforët që janë në magjistralen Prishtinë-Pejë. Klan Kosova mëson se në vendin e ngjarjes janë shumë pjesëtarë të policisë të cilët edhe e kanë bllokuar rrugën nga Prishtina në drejtim të Pejës. Ndërkohë, edhe më tej trupi i personit të aksidentuar ndodhet i shtrirë në rrugë. Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur rasti kurse qarkullimi i trafikut është devijuar në rrugë të tjera. Klan Kosova është në pritje të përgjigjes nga Policia e Kosovës në lidhje me këtë rast dhe në momentin që do të ketë sqarime shtesë do t’i publikojë.