Dyshohet se një i mitur u godit nga vetura në Mitrovicë NULL NULL 16.01.2026 21:18 16.01.2026 21:18 Sonte në orët e mbrëmjes raportohet se në Mitrovicë një këmbësor është goditur nga një veturë. Klan Kosova ka mësuar se këmbësori është i mitur dhe se ndodhet në gjendje të rëndë. Megjithatë, pavarësisht gjendjes së rëndë ai thuhet të mos jetë në rrezik për jetë. Klan Kosova ka kontaktuar Policinë për informata zyrtare, por për momentin nuk kanë qenë të qasshëm.