Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dyshohet se dhunoi një grua vitin e kaluar, arrestohet një person në Ferizaj

NULL NULL
19.04.2024 09:45
Policia e Kosovës
Arkiv: Uniforma e Policisë së Kosovës

Është arrestuar një person këtë të enjte në Ferizaj, nën dyshimin se e ka dhunuar një grua.

Krimi po dyshohet të jetë kryer në prill të vitit të kaluar.

Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari në një përgjigje për Klankosova.tv, e ka konfirmuar arrestimin e të dyshuarit dhe njoftoi se po bëhet gati kërkesa që ai të dërgohet në paraburgim.

“Personi është ndaluar për 48 orë, sot pritet të përgatitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, u shpreh Jashari.

lajme të ngjashme