Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dyshohet për plagosjen e një personi në Kamenicë

NULL NULL
09.06.2024 09:20
Policia e Kosovës
Foto ilustruese. Policia e Kosovës

Një person dyshohet se është plagosur në Kamenicë, siç thuhet në raportin e policisë, për motive të panjohura.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, përcjell Klankosova.tv.

“Viktima mashkull kosovarka pësuar lëndime pasi që dyshohet se i njëjti është plagosur me armë zjarri, nga i dyshuari kosovar për motive të panjohura”.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

lajme të ngjashme