Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dyshohet për dhunë ndaj bashkëshortes, prokuroria kërkon arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

NULL NULL
13.04.2024 18:58
Prokuroria Themelore e Pejës
Arkiv: Prokuroria Themelore e Pejës

Policia e Kosovës është autorizuar nga Prokurori i Shtetit për arrestimin e xhudistit kosovar, Akil Gjakova, i cili të shtunën u denoncua për dhunë nga gruaja e tij, Suela Muminovic.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Prokurori i shtetit ka pranuar një procesverbal të një kontesti civil nga gjyqtari dhe është njoftuar nga avokatja e palës së dëmtuar se ka elemente të veprës penale të dhunës në familje. Menjëherë është autorizuar Polica e Kosovës nga Prokurori i Shtetit për arrestimin e të dyshuarit dhe marrjen e masave ligjore”, njoftoi Nikçi për klankosova.tv

lajme të ngjashme