Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dyshohen për dhunë ndaj një qytetari në Suharekë, IKP rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë

NULL NULL
30.03.2024 13:25
Inspektorati Policor i Kosovës

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka pranuar dje një informacion nga Policia e Kosovës në Suharekë lidhur me një ankesë nga një qytetar i cili ankohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga dy zyrtarë policorë.

Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur dje në orët e mbrëmjes kur policia kishin reaguar në një incident në Suharekë, njofton inspektorati, përcjell Klankosova.tv.

“Pas konsultimeve fillestare me prokurorin kompetent, hetuesit e IPK-së janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore dhe duke dalë në vendin e ngjarjes”.

Përderisa hetimi është duke vazhduar ndaj dy zyrtarëve policorë, IPK bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tyre me dyshimin për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës.

Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.

 

lajme të ngjashme