Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dyshohej se ishte e sëmurë mentalisht, paraburgoset gruaja që rrahu burrin në spitalin e Gjakovës

NULL NULL
21.01.2022 10:12

Gjatë ditës së djeshme, u bënë virale disa pamje, ku një grua e rrahte bashkëshortin e saj në spitalin e Gjakovës.

E pas kësaj, Prokuroria Themelore atje ka kërkuar caktimin e një muaji paraburgim për gruan me inicialet V.N.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurës V.N.,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale  “Lëndim i rëndë trupor”, dhe “Dhuna në familje”. Rasti ka ndodhur më 14 janar 2021, në Spitalin Rajonal “Isa Grezda”, në Gjakovë, pikërisht në repartin e neurologjisë, ku e pandehura me dashje i shkakton lëndime të rënda viktimës së ndjeshme, të dëmtuarit, bashkëshortit të saj A.N”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Prokuroria bën të ditur se veprime të ngjashme kanë ndodhur edhe në shtëpinë e përbashkët të tyre, përcjell Klankosova.tv

“Gjithashtu nga kohë e pacaktuar e deri më 18 janar 2022, në shtëpinë e tyre të përbashkët, e pandehura shkakton dhunë në familje, keqtrajtim fizik dhe psikik, të dëmtuarit, bashkëshortit të saj A.N, duke e ofenduar ne mënyrë të vazhdueshme, kanosur dhe duke e goditur fizikisht, ku tek i dëmtuari ka shkaktuar dhembje fizike dhe shqetësim të madh emocional. Prokurori i rastit ndaj të pandehurës V.N.,  ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, e cila është aprovuar nga Gjykata kompetente”, thuhet në raport.

Tutje, prokuroria bën të ditur se e pandehura,  me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim.

Ndërkaq, policia gjatë ditës së djeshme u shpreh se e dyshuara është me të meta psiqike dhe se ishte hospitalizuar në repartin e Psikiatrisë.

“E dyshuara (bashkëshortja) është shoqëruar në stacionin policor, është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, e njëjta mbahet në ndalim policor, por për shkak të gjendjes së saj mendore, me udhëzim të mjekut psikiatër, e njëjta është hospitalizuar në repartin e Psikiatrisë, nën shoqërimin e zyrtarëve policorë. Policia për rastin është njoftuar përmes një videoincizimi që është pranuar nga adresa elektronike në adresën policore”, thuhej në njoftimin e policisë.

Gruaja me të meta psiqike e rrah burrin e saj në spitalin e Gjakovës

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.