Gruaja me të meta psiqike e rrah burrin e saj në spitalin e Gjakovës - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gruaja me të meta psiqike e rrah burrin e saj në spitalin e Gjakovës

NULL NULL
5 months më parë

Një grua me të meta psiqike nga Gjakova e ka rrahur burrin e saj në spital.

Rasti ka ndodhur më 14 janar në repartin e Neurologjisë në spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Xhurkaj, i cili tha se e dyshuara është shoqëruar në stacionin policor.

“Me datë 14.01. 2022 rreth orës 03:00, e dyshuara kishte sulmuar fizikisht viktimën (burrin e saj), i cili është pjesërisht i pa lëvizshëm. Viktima ka pësuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, si dhe mbrojtësi i viktimave është njoftuar për rastin e ndodhur. Po ashtu prezent ka qenë dhe punëtori i qendrës sociale”, u shpreh ai.

Tutje, ai bëri të ditur se gruaja është hospitalizuar në repartin e Psikiatrisë, njofton Klankosova.tv.

“E dyshuara (bashkëshortja) është shoqëruar në stacionin policor, është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, e njëjta mbahet në ndalim policor, por për shkak të gjendjes së saj mendore, me udhëzim të mjekut psikiatër, e njëjta është hospitalizuar në repartin e Psikiatrisë, nën shoqërimin e zyrtarëve policorë. Policia për rastin është njoftuar përmes një videoincizimi që është pranuar nga adresa elektronike në adresën policore”, u shpreh tutje Xhurkaj.