Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dyshimi për vdekje në Prishtinë, Policia: Në rrugën “Ilaz Kodra” po bëhen xhirime

NULL NULL
05.03.2024 19:04
Foto: Klan Kosova

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Klankosova.tv se në rrugën “Ilaz Kodra” në lagjen “Dardania” në Prishtinë, janë duke u realizuar disa xhirime.

Kështu, bëhet e ditur se rasti i raportuar më parë nuk ka të bëjë me ngjarje të vërtetë, por kemi të bëjmë me një skenë filmike.

“Është një inskenim për një film, skenari i të cilit është aprovuar nga menaxhmenti i Policisë së Kosovës. Xhirimet po bëhen në rrugën Ilaz Kodra në Prishtinë”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovë, Qendra në Prishtinë.


Dyshohet për një trup të pajetë në parking në lagjen “Dardania” të Prishtinës

Në lagjen “Dardania” në Prishtinë dyshohet për një trup pa shenja jete.

Në një fotografi të siguruar nga Klan Kosova shihen disa vetura të policisë në vendin e ngjarjes dhe një trup i pajetë i mbuluar.

Për rrethanat se si ka ndodhur ngjarja në fjalë akoma nuk është dhënë ndonjë detaj.

Klankosova.tv është duke kontaktuar me Policinë e Kosovës, dhe do t’iu mbajë të informuar. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme