Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dyshimet për parregullsi tek votat me postë – Bekim Haxhiu sot në “DPT te Fidani”

NULL NULL
14.01.2026 14:52

Të mërkurën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është Bekim Haxhiu, nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në pjesën e intervistës kryesore do të flitet për ankesën e tij në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me dyshimet për parregullsi tek votat me postë, ankesë kjo e cila u rrëzua nga ky panel.

Gjithashtu, me Haxhiun do të flasim për rezultatin e PDK-së, qëndrimet e kësaj partie karshi diskutimeve të fundit për formimin e qeverisë dhe çështjen e presidentit.

Pse po dyshohet për parregullsi tek votat me postë? Cilat janë gjasat për një marrëveshje PDK-VV për çështjen e presidentit? A është e gatshme PDK-ja për zgjedhje të reja në prill?

Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.

lajme të ngjashme