Dyshimet për varrezë masive në Zubin Potok, aksoni vazhdon nesër NULL NULL 28.07.2026 18:23 28.07.2026 18:23 Foto nga arkivi / ilustrim Ka përfunduar për sot aksioni i Prokurorisë Speciale në Zubin Potok, ku dyshohet për varrezë masive. Burimet e Klankosova.tv bëjnë të ditur se aksioni do të vazhdojë nesër. Lidhur me këtë rast, PSRK-ja ka ndaluar dy persona M.J dhe M.B. Sot në Zubin Potok, me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe urdhrit nga Gjykata Themelore e Prishtinës, është zhvilluar një aksion ku është kryer zhvarrosje (ekshumim), autopsi dhe identifikim të mbetjeve mortore në një lokacion të kësaj komune. Prokuroria konfirmon operacionin për zhvarrosje dhe identifikim të mbetjeve mortore në Zubin Potok