Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Dyjavëshi” është i rëndësishëm për ndalimin e përhapjes së virusit

NULL NULL
26.03.2020 23:00

Shefi i repartit të Klinikës Infektive, Salih Ahmeti, ka deklaruar se “dyjavëshi” është i rëndësishëm për ta mbajtur koronavirusin nën kontroll dhe të mos kemi përhapje të tij siç ka ndodhur nëpër shtetet tjera.

Ai në një lidhje direkte për Klan Kosova po ashtu deklaroi se iu gëzua informacionit rreth shërimit të pacientit të parë dhe se shpreson që te kemi ende raste të tilla.

“Aktualisht kemi 34 persona të shtrirë në spital dhe gjendja është stabile. Shtatë persona  kanë gjendje pak të rëndë dhe janë në terapi adekuate dhe oksigjenoterapi, por megjithatë gjendja e tyre është e qëndrueshme dhe po bëjmë çdo gjë që të përmirësohet”.

“Sot kemi marrë informatën për shërimin e pacientit të parë dhe shpresoj që të ardhmen të kemi ende raste të këtilla”.

“Me shprehjen “dy javë” nuk kemi menduar përfundimin e epidemisë, por janë të rëndësishme për ndalimin e përhapjes. Kemi thënë që mundësisht brenda dy javësh të respektohet qëndrimi shtëpiak  dhe higjiena e rekomanduar, në mënyrë që të mos kemi dalje jashtë kontrollit të rasteve, siç shohim në shumë vende të botës”, deklaroi ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.