Dygolësh i Ronaldos në Bosnje, Portugalia shpartallon vendësit NULL NULL 16.10.2023 22:48 16.10.2023 22:48 Portugalia ka fituar thellë kundër Bosnje dhe Hercegovinës në kualifikimet për Kampionatin Evropian. Veterani Cristiano Ronaldo i realizoi dy golat e parë, të parin nga penaltia në minutën e pestë, dhe të dytin në minutën e 20-të. Bruno Fernandes, Joao Cancelo dhe Joao Felix i realizuan tre të tjerët në minutat 25’, 32’ dhe 41’. Portugalia me këtë fitore i radhit tetë sosh nga tetë takimet e para, dhe numëron 24 pikë në krye të grupit J. Në anën tjetër, Bosnja dhe Hercegovina është e parafundit me nëntë pikë.